Vllaznia e basketbollit po kalon një nga momentet më të vështira të saj. Kuqeblutë e koshit, këtë sezon rrezikojnë rënjen nga Superliga, pasi regjistrojnë një nga startet më të këqija në vitet e fundit. Humbjet e njëpasnjëshme e rendisin aktualishtë në vendin e fundit të renditjes.
Situata është shumë shqetësuese pasi zbrazëtia në shkallët e pallatit të sportit të lë të kuptosh momentin e vështirë. Tifogrupi “Vllaznit Ultras”, një nga grupet që i ka qëndruar besnik ekipit në çdo lloj kohe apo rrethane, ka bërë një thirrje të hapur për të gjithë biznesmenët e qytetit, që të kontribojnë për klubin e basketbollit.
Thirrja zyrtare e tifogrupit “Vllaznit Ultras”:
"Reagim!
Duke pa gjendjen ne te cilen ndodhet ekipi jone i basketbollit, nji prej vlerave te ketij qyteti dhe duke e dite se ne si qytet sa shume e dojme sportin, ne si tifogrup bajm nji kerkes per cdo biznesmen shkodran i cili e ndjen qe te kontriboje per qytetin dhe per ngjyrat kuq e blu, le te ofrohet si ne rrolin e sponsorit apo qofte edhe ma teper por mjafton qe tane bashke te bajm dicka per kyt emer dhe per kto dy ngjyra qe nuk e meritojne te jene ne ket pike qe jane sot.
Prandaj po ju bajm thirrje dhe kerkes dhe do insistojme qe nuk do ndalemi deri sa ekipi jone i zemres VLLAZNIA te rikthehet aty ku e ka vendin!
Nji Jete Dy Ngjyra Nji Skuader!
VLLAZNIA"