Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

Basketboll/ Vendim i papritur për Vllaznia-Tirana pas incidenteve mes dy tifozërive

Shkruar nga NEWSPORT
Basketboll/ Vendim i papritur për Vllaznia-Tirana pas incidenteve mes dy

Ndeshja e Superkupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj mes Vllaznisë dhe Tiranës do të luhet të hënën në orën 18:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, me praninë e spektatorëve. 

Edhe pse dje, kjo sfidë solli incidente jashtë dhe brenda pallatit të sportit në kryeqytet, Federata Shqiptare e Basketbollit ka vendosur që Vllaznia-Tirana të luhet me tifozë.

Natyrisht pritet që në këtë rast institucioni i cili drejton basketbollin në vendin tonë të ndërmarrë masat e duhura në bashkëpunim edhe me forcat e rendit.

Një vendim i tillë u mor  nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Basketbollit pas mbledhjes urgjente nën drejtimin e presidentit Avni Ponari, në lidhje me finalen e Superkupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë në kategorinë e meshkujve e cila nuk u zhvillua për shkak të akteve të dhunës nga ana e tifozëve bardheblu pak përpara nisjes së takimit.

Tags:

BASKETBALL

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga