
Flamurtari i basketbollit të femrave nuk di të ndalet. Eksperienca e kampioneve nga Vlora triumfoi sërish në fund të përballjes së dytë finale kundër Tiranës që bëri gjithirë përveç 5 minutave të fundit kur vendaset kthyen në avantazhin e tyre ndeshgjen duke e mbyllur finalen e dytë në shifrat 62-61.
Një ndeshje pa shumë spektakël dhe e mbërthyer nga frika e të dyja skuadrave për të mos e humbur duelin. Ishte Tirana që mori kontrollin që në minutat e para duke diktuar ritmin në Vlorë, aty ku vajzat e trajnerit Viron Toska u dukën të pafuqishme dhe pa shkëlqimin e zakonshëm për të hipotekuar fitoren e radhës.
Ishte me një marsh më shumë skuadra kryeqytetase gjatë 3 periodave të para, edhe pse 3 minuta e gjysmë nga fundi u arrit nga Flamurtari që barazi përkohësisht në 40-40 por përkohësisht nuk arriti të bënte kthesën.
Dy pikët e radhës i takuan Tiranës dhe topi në duart e vlonjateve që me Çorton shënuan një 3 pikësh shumë të rëndë për moralin e vajzave bardheblu. Hoxhaj humbet topin dhe në aksionin pasardhës Radiç nuk arrin të kontrollojë një top në tabelë duke i dhënë një shuplakë skuadrës së saj.
Çorto nga vija e gjuajtjeve të lira dhe Flamurtari shkoi në +3, një diferencë që rrënoi psikologjikisht skuadrën kryeqytetase që ashtu si në ndeshjen e parë nuk arriti të bënte diferencën në fundin e takimit duke ia dhuruar ndeshjen skuadrës së Flamurtarit.
17-9 në periodën e katërt janë shifrat që i dhanë avantazhin Flamurtarit tashmë me një dorë te trofeu pasi i nevojitet edhe një fitore për të siguruar titullin e radhës./ Supersport/