
Signal Prishtina transferon një tjetër basketbollist të huaj pas amerikanit, Zeek Woodley.
Bëhet fjalë për basketbollistin tjetër amerikan, Keon Johnson.
Lajmin e konfirmon vetë klubi i bardheblu, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
“Lojtari i radhës që i bashkëngjitet rrugëtimit tonë është Keon Johnson, i cili përkundër gjatësisë së që ka (vetëm 170cm) është një lojtar energjik dhe mjaft premtues duke dëshmuar se gjatësia është vetëm numër!”, shkruhet në njoftimin e Prishtinës.
Poll