
Vllaznia do të luajë këtë javë kundër Goga Basket, ndeshje e vlefshme për javën e gjashtë në basketboll për meshkuj.
Para kësaj sfide, ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp
amerikani Johnathan Hudson. Shtalarti cilësohet si një nga afrimet më të
bujshme të shkodranëve. Ai ka folur për ambientin, ndeshjet e zhvilluara dhe
objektivin final.
AMBIENTI - "Ndihem mirë këtu. Njerëzit
janë të dashur dhe më respektojnë. Për mua deri tani gjithçka shkon si duhet te
Vllaznia".
NDESHJET - "Po, është e vërtetë se
kemi luajtur me katër prej ekipeve tona kundërshtare dhe fakti që javën e
kaluar humbëm me njërin prej tyre, do të thotë se kemi ende për t'u përmirësuar
sepse nuk jemi aty ku duhet".
GOGA BASKET - "E dimë se është një
ndeshje e vështirë sepse Goga është një nga ekipet më të mira, por ne duhet të
luajmë për ta fituar atë".