
Gerhard Progni dhe Bruno Dita janë dy emra të njohur në futbollin shqiptar. Kanë kontribuar për skuadra të njëjta, ndërsa tanimë luajnë larg njëri-tjetrit. Progni është pjesë e Gjilanit në Vala Superliga, ndërsa Dita bën pjesë në organikën e Skënderbeut të Ilir Dajës.
Në këtë periudhë pandemie të Coronavirusit, të dy kanë zgjedhur të stërviten së bashku në periferi të Tiranës. Nën mbikëqyrjen e Roland Peqinit, si Progni ashtu edhe Dita po përgatiten maksimalisht për të kapur formën e tyre.
Në Shqipëri është thënë se kampionati fillon në 3 qershor, ndërsa në Kosovë ende s’ka një datë se kur mund të rinisë aktiviteti futbollistik.
Poll