“Pas çdo ndeshje bashkëshorti është pranë meje duke analizuar dhe përgëzuar çdo ndeshje dhe përformancën time. Ndihem shumë me fat që e kam në krah, sepse është krahun im i djathtë", shprehet për mediat kosovare basketbollistja shqiptare Fabiola Përmeti, e cila është martuar me afrikanin Innocent Emmanuel, i cili po ashtu është basketbollit dhe që ka luajtur për Tiranën.
Fabiola Permeti është aktualisht basketbolliste e kombëtares së Shqipërisë dhe e Goga Basket. Ajo është e martuar prej tre vitesh me basketbollistin nigerian, i cili ka pasaportë kanadeze. Ata po kalojnë një marrëdhënie mjaft të mirë, ndërkohë që kanë dhe një vajzë me emrin Hannah.
Në një intervistë të dhënë për gazetën kosovare "Bota sot", ajo tregon detaje nga jeta e saj në krah të bashëkëshortit nigerian.
[caption id="attachment_28912" align="alignleft" width="240"] Fabiola dhe familja e saj[/caption]
Cilat janë synimet për edicionin e ri?
Normal që synojmë titullin kampion. Vjet fatkeqësisht dolëm në vend të dytë. Pasi dolëm në finale (2:2) dhe në ndeshjen e tretë me pak pikë pësuam. Kështu që këtë vit do të mbledhim të gjitha forcat dhe jam shumë optimiste se do t’ia arrijmë qëllimit.
Fabiola, një kohë ishit edhe në Kosovë si basketbolliste e Prishtinës, çfarë përshtypje kishit për Kosovën?
Kosovën e dua shumë! Me kanë pritur shumë mirë atje, edhe pas gjithë këtyre viteve unë vazhdoj të kem akoma shumë shoqëri me lojtaret e ekipit të Prishtinës madje edhe takohemi sa herë ato vijnë në Tiranë apo sa herë kam pasur unë mundësi të shkoj atje.
Cilat ekipet janë rivale më të mëdhenj për titull në Shqipëri?
Ekipi i Tiranës dhe ai i Flamurtarit (Vlora).
Jeni e martuar dhe nënë e një vajze. Sa është e vështirë të jesh edhe sportiste, edhe nënë?
Nuk është e lehtë por fal ndihmës së mamasë time që me ndihmon shumë me time bij kam arritur të bëj te dyja në të njëjtën kohë, por përveç pjesës së vështirë nuk ka gjë më të bukur sesa kur sheh fëmijën tënd të bej tifo për Ty, ndërkohë që luan dhe të motivon për të ecur përpara. Për bashkëshortin tim mund të them që është motivimi im dhe trajneri im i dytë, pasi është basketbollist gjithashtu pavarësisht faktit që ka pauzë të vogël për momentin fal një dëmtimi.
[caption id="attachment_28913" align="alignleft" width="300"] Fabiola me bashkëshortin Emanuel në plazh[/caption]
Bashkëshorti…
Ai ka nënshtetësi nigeriane dhe kanadeze në të njëjtën kohë. Pas çdo ndeshje ai është pranë meje duke analizuar dhe përgëzuar çdo ndeshje dhe performancën time. Ndihem shumë me fat që e kam në krah, sepse është krahun im i djathtë. Ai ka luajtur për ekipin e Tiranës, përpara se ai të dëmtohej.
Si u njohët?
Bashkë jemi njohur në Qipro ku ai luante për ekipin Yakin Dogu. Të njëjtin ekip që unë luaja.
Sa iu ndihmon bashkëshorti, a keni përkrahjen dhe mirëkuptimin e tij?
Ai është aty për mua në çdo aspekt, përkrahja e tij është 100 për qind si me vajzën tonë ashtu edhe me basketbollin. Shpesh herë dalim në fundjavë dhe i kërkoj të me mësojë gjithmonë ato lëvizje që un ia admiroja si lojtar para se ne të krijonim një lidhje bashkë.
[caption id="attachment_28914" align="alignleft" width="300"] Fabiola me bashkëshortin në diskotekë[/caption]
Bashkëshorti është nga Nigeria, a jetoni së bashku në Tiranë apo edhe ndonjëherë në Nigeri?
Im shoq ka lindur dhe është rritur në Kanada edhe pse prindërit i ka nigerian. Ne për momentin po jetojmë në Tiranë. Por sa jemi kthyer nga Nigeria, pasi kaluam tri javë atje, sepse edhe unë edhe ai e duam shumë atë vend.
Sa ishte e vështirë të jetohet në Nigeri, çfarë iu la përshtypje më shumë?
Vështirësi? Nuk besoj se do me pëlqente po të kishte vështirësi, vendi është shumë i bukur. Mua me pëlqen shumë qyteti i Abuja-s. Dhe me ka lënë përshtypje shumë të mirë vjet si njerëzit ashtu edhe vendi dhe kjo më bëri të rikthehesha përsëri sivjet atje.
Përveç me basketboll, punoni diçka, ndërsa bashkëshorti me çfarë merret?
Unë jo, pasi vajza ka nevojë akoma për përkujdesjen time. Por im shoq, pasi për momentin nuk mund të luaj, ai është këshilltar financiar në një kompani kanadeze.