I transferuar me pritshmëri të mëdha, por pa ia dalë të lërë gjurmë me Juventusin. Ky është realiteti “i pashmangshëm për Edon Zhegrovan, i cili bëri një kapërcim të rëndësishëm në karrierë duke u transferuar tek bardhezinjtë në ditën e fundit të merkatos së kaluar nga Lille.
Fillimisht i lënë “në hije” nga Igor Tudor, e më pas po i njëjti fat me Luciano Spalletin, Zhegrovës nuk po i ecën ashtu siç e kishte menduar dhe mundësitë që të largohet në fund të këtij sezoni janë të mëdha.
Së fundmi, vetë dardani ka zgjedhur të vijë me një foto “të ëmbël” teksa shfaqet me djalin e tij në krah, ku dallon fanella e re e Juventus, me të cilën do të paraqitet sezonin e ri 2026-27.
Me përshkrimin: “Fanellat e reja me djalin tim”, duket se Zhegrova kërkon të lë mënjanë momentin e tij të vështirë me skuadrën dhe të përqëndrohet i gjithi tek disa çaste të bukura me “bekimin” e jetës.
