
Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për Europa League, ku Milan “peshkoi” Slavia Prague për fazën e 1/8-ave të këtij kompeticioni.
Pas hedhjes së shortit ka folur zëvendëspresidenti nderi i Milanit, Franco Baresi. Ky i fundit ka theksuar se kuqezinjtë nuk duhet të nënvlerësojnë skuadrën çeke, ndërsa ekipi duhet të jetë ambicioz.
“Në fund të shortit kishim një shans 50% me 50% për t’u përballur me Bayer Leverkusen, por gjithçka shkoi mire. Nuk duhet të nënvlerësojmë Slavinë, në fushën ndërkombëtare nuk duhet të nënvlerësojmë askënd nëse duam të shkojmë larg. Duhet të jemi shumë të fokusuar.
7 gola në dy sfidat e fundit? Kur pëson shumë gola të gjithë duhet të bëjnë më mirë, kërkon më shumë vëmendje nga të gjithë. Mbrojtja duhet të sakrifikojë, nëse arrijmë ta bëjmë këtë jemi në gjysmë të rrugës, pasi duhet të bllokojnë kundërshtarët e tyre në sulm.
Milan favoritë? Duhet të jemi ambiciozë. Të besojmë në veten tonë dhe pa frikë mund të konkurojmë edhe me pretendentët. Gjithashtu në fushën kundërshtare duhet të jemi edhe më kompaktë”, ka theksuar Baresi.