
Barcelona do të prezantojë trajnerin e ri në fund të këtij sezoni. Jordi Mestre, zëvendës presidenti i katalanasve ka zbuluar se në fund të këtij sezoni do të tregojë "timonierin" e ri të skuadrës.
“Nga respekti për Luis Enrique, i cili është ende nën kontratë, ne nuk do të bëjmë publik emrin e trajnerit të ri deri në fund të sezonit”, ka deklaruar ai.
Luiz Enrikue do të largohet në fund të këtij sezoni nga Barcelona. Pasardhësi i spanjollit pritet të jetë Ernesto Valverde ose Ronald Koeman.
Poll