
Barcelona do të luajë ditën e sotme në transfertë ndaj Mallorcas së Vedat Muriqit, sfidë e vlefshme për javën e 7-të dhe që starton në orën 21:30. Një duel interesant ku katalansit do të synojnë 3 pikët për të shkëputur në krye të klasifikimit.
Xavi hernandez ka folur për këtë përballkje, ndërsa u bën thirrje lojtarëve të tij të kenë kujdes nga Vedat Muriqi. Sulmuesi “dardan” është një element kyç në formacionin e Mallorcas dhe golave të tij ua ka frikën edhe timonieri i Barçës.
“E dimë fare mirë që Mallorca është një skuadër shumë e vështirë për t’u përballur. Punojnë mirë në repartin defensiv, punojnë me një linjë prej pesë lojtarësh në mesfushë dhe pastaj në sulm kanë lojtarë si Muriqi apo Amath.
Do të jetë padyshim një ndeshje e komplikuar në një fushë të vështirë. Duhet të shfrytëzojmë hapësirat”, ka përfunduar Xavi.