
Barcelona është në krizë ekonomike dhe drejtuese. Shkarkimi i presidentit Bartomeu ka bërë që shumë emra të nisin garën për postin e lënë vakant nga ai. Victor Font, një nga kandidatët për presidencën e katalanasve ka folur për Mundo Deportivo.
Font ka theksuar se janë marrë vesh me Messin dhe ai nuk do të largohet nga Barcelona, nëse ka një projekt fitues. Plani I Fonte është rikthimi I Xavit në poste drejtuese, teksa kërkohet harmonia e grupit.
"Messi e ka shpjeguar dhe teorikisht ai dëshiron të qëndrojë këtu dhe ta përfundojë karrierën te Barcelona. Para verës, kur ai ishte shumë i mërzitur, ai e ka thënë gjithmonë që kushti më i rëndësishëm për të është të ketë një projekt fitues dhe konkurrues.
Ne kemi një projekt fitues dhe konkurrues me njerëz si Xavi. Lidhja mes Xavi dhe Messi ekziston dhe besoj se është një nga arsyet kryesore që garanton se Messi do të ndihet mirë me projektin tonë dhe do të ketë më shumë mundësi të qëndrojë te Barcelona", tha Fonte.