Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Barcelona i “shkel syrin” argjentinasit të Juventusit, gati transferimi me parametra zero në verë

Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona i “shkel syrin” argjentinasit të Juventusit, gati

Angel Di Maria mund të largohet në fund të sezonit nga Juventus. Argjentinasi erdhi me parametra zero në merkaton e verës te bardhezinjtë. Ai nënshkroi një kontratë njëvjeçare, e cila do ta mbaj të lidhur në Torino deri në fund të sezonit.

Deri më tani Di Maria nuk ka nënshkruar një kontratë të re me Juven dhe nuk duket se do ta bëjë një gjë të tillë. Me gjasë ai do të largohet ashtu siç erdhi, me parametra zero. Klubi më i përfolur ku mund të shkojë ai pas përfundimit të kontratës është Barcelona. Klubi blaugrana ka shfqaur interes për argjentinasin edhe më herët por ata vendosën që të blejnë Raphinhan.

Problemet financiare që ka pasur Barcelona nuk i lejojnë shumë hapsira për blerje në verë. Kështuqë një transferim me parametra zero i Di Marias është shumë i pranueshëm për katalanasit.

Sipas “Tuttomercato” kampioni i botës mund të bindet të shkoj në Barcelonë për të paktën një vit. Dëshira e tij ka qenë ta mbylli karrierën te klubi i tij i fëmijërisë, Rosario Central në Argjentinë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga