
Barcelon arriti të shpallej kampione në La Liga për sezonin 2022-2023 disa javë përpara përfundimit të kampionatit duke lënë pas tyre Realin dhe Atleticon. Katalanasit tashmë kanë hedhur sytë për sezonin e ardhshëm për të ndërtuar një skuadër kompetitive për në Champions League. E vetmja pengesë për blaugranasit është Fair Play financiar.
Për këtë arsye ata po mendojnë transferimin e 3 lojtarëve që dalin lojtarë të lirë në merkaton e verës. Bëhet fjalë për Lionel Messi , Inaki Martinez dhe Ilkay Gundogan. Realizimi i këtij operacioni nuk do të jetë i lehtë dhe varet sa të shpejtë do të jenë katalanasit për të shitur futbollistë në merkato.
Klubi duhet të plotësojë një deficit prej 200 milionë eurosh në mënyrë që të lëvizë me liri në tregun e transferimeve. Heqja e kanalit televiziv të brendshëm Barça TV dhe largimi Jordi Alba u kursen atyre 48 milionë euro në vit.
Shifrat janë fantazi financiare, por me gjithë ekzagjerimin është e qartë me një treg transferimi shumë të thjeshtë të shitjes për para të mëdha dhe vetëm me transferime falas, klubi po ecën në drejtimin e duhur.