Barcelona duket se është fiksuar pas shkëmbimeve të lojtarëve. Sipas “Sport” katalanasit janë të gatshëm të sakrifikojnë Feran Torres për të siguruar shërbimet e Yannick Carrascos. Spanjolli nuk po bind trajnerin Xavi dhe në këtë mënytrë besohet se mund të largohet lehtësisht nga “Camp Nou”,
Trajneri i skuadrës nga kryeqyteti spanjoll, Diego Simenone, raportohet se është interesuar për Torres edhe gjatë negociatave të transferimit të Memphis Depayt.
Në rast se nuk arrihet ndonjë marrëveshje, mediumi spanjoll shkroi gjithashtu se Xavi mund t’i jap edhe një shans 22-vjeçarit për t’u dëshmuar.
Në anën tjetër, Carrasco mendohet se e pëlqen idenë për t’iu bashkuar katalunasve. 29-vjeçari me Atletico Madridin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. Ndërsa, Ferran Torres me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.