Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Barazimi me Bylisin, trajneri i Erzenit tregon problemin: Ramë në kurthin e tyre, disa lojtarë ishin sëmurë

Shkruar nga NEWSPORT
Barazimi me Bylisin, trajneri i Erzenit tregon problemin: Ramë në

Xhevahir Kapllani ka folur pas barazimit 1-1 kundër Bylisit. Trajneri i Erzenit deklaroi për mikrofonin e Oversport:

“Normalisht e kishim përgatitur ndeshjen sepse po luanim me një rival të fortë. E kishim përgatitur ndeshjen ndryshe, por është e disata herë që goditemi nga goditjet standarte. Më vjen shumë keq për këtë. Më vjen shumë keq për mospërqëndrimin e disa lojtarëve. Patëm momentet tona, por ishim disi në presion të marrjes së 3 pikëve. Shpresonim ta barazonim ndeshjen. Kishim mundësi që në dy tre momente të kalonim në avantazh, por edhe të barazoheshim nga kundërshtari.

Kurth nga Bylisi? Mendoj se ramë pak në kurthin e mallakastriotëve. Skuadra para ndeshjes nuk ka qenë mirë. Disa lojtarë kanë pasur probleme me shëndetin. Kam bërë ndërrime të detyruara. Organikën nuk e kemi pasur të plotë. Ishin disi në presion. Kundërshtari e kishte gjithë organikën e plotë.

Rënie? Një edicion kalendarik ka kurbën e vet të uljes dhe të ngritjes. 2-3 lojtarë nuk i kemi pasur në gjendje optimale. Organika nuk ka qenë e plotë. Mendojmë që i bëmë një mbyllje të mirë këtij edicioni. Shpresoj në 2023-shin gjëra më të mira”, tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga