Tirana barazoi 2 me 2 kundër Teutës në Durrës, që duket si humbje për bardheblutë. Kjo ndeshje ishte në dorën e Tiranës, që po fitonte 0-2 deri në minutën e 79. Më pas në 3 minuta, Lloci barazoi sfidën.
Kjo ndeshje ka lënë pasoja të tjera te 26 herë kampionët e vendit. Kjo sepse Fjoart Jonuzi u ndëshkua me karton të verdhë, duke plotësuar numrin e tyre për të mos luajtur ndeshjen e radhës. Në anën tjetër Albi Doka mori të kuq, pak minuta para fundit.
Dy lojtarë këta, që do i mungojnë Tiranës për një takim. Kujtojmë se ndeshja e radhës është me Skënderbeun. Më 28 janar do të luhet kundër bardhekuqve ku detyrim shihet fitorja në shtëpi.
Poll