Janë luajtur ditën e sotme dy ndeshje të vlefshme për javën e 27-të të Superligës së Kosovës. Dy ndeshje mjaft interesante, në të cilat luhej kreu, por edhe zona europiane.
Ballkani dhe Prishtina barazuan pa gola, duke ndarë kështu nga 1 pikë. Skuadra e Ilir Dajës i jep kështu mundësinë e artë Llapit që në rast fitore përballë Lirisë, do të merrte vendin e parë. Ndërsa Prishtina mbetet në vendin e pestë me 39 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Drita u ndal në transfertën e Malishevës ku barazuan 1-1. Një sfidë e cila luhej për zonën europiane, me skuadrën e Dritës që renditet në vendin e 3-të me 51 pikë, ndërsa Malisheva me 48 të tilla mbetet në vendin e katërt.
[caption id="attachment_731974" align="alignnone" width="650"] Tabela e klasifikimit të Superligës së Kosovës[/caption]