
Pas barazimit me shije humbjeje në ndeshjen e javës së parë të UEFA Conference League ndaj Cluj, Ballkani udhëton në Ceki për tu përballur me një ndër ekipet më të fortë në kompeticion, Slavia Prague në orën 18:45.
Në konferencën për shtyp para sfidës trajneri Daja u shpreh se përballë ka ekipin favorit por Ballkani do të shohë mundësitë e veta dhe do të japë maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv. Pas rotacionit në kampionatin kosovar, Daj pritet të hedhë të njëjtin formacion si në ndeshjen ndaj Cluj.
Slavia është në formë fantastike teksa nuk kanë humbur asnje ndeshje në 7 të fundit duke shënuar 18 herë dhe pësuar vetëm 3 ndërsa Ballkani gjithashtu ka një ecuri më të qetë por përsëri pozitive me 3 fitore 1 barazim dhe 1 humbje duke shënuar 4 gola dhe duke pësuar 3.