Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Ballkani një “fidanishte” talentesh, Shqipëria dhe Kosova “furnizohen” nga Suhareka

Shkruar nga NEWSPORT

Ballkani është momentalisht ekipi më i mirë shqiptar. Jo vetëm për ecurinë në Europë, duke marrë pjesë për herë të dytë në fazën e grupeve të Conference League, por edhe për lojtarët produktivë që ka nxjerrë nga ekipi.

Shumë lojtarë që sot janë pjesë e klubeve të njohura si në Rusi, Kroaci, Rumani apo Turqi kanë kaluar nga Suhareka. Mirlind Daku i dalë nga Ballkani, me eksperiencë në Kosovë dhe Shqipëri, tashmë është pjesë e Rubin Kazan si një nga lojtarët kyç të ekipit. Gjithashtu u kthye në një nga pikat e forta të sulmit të Kombëtares kuqezi në kualifikimin që këta të fundit arritën në Europianin e Gjermanisë.

Edhe Arbër Hoxha është padyshim një nga lojtarët shqiptarë më të mirë të momentit. Sulmuesi i cili aktivizohet momentalisht tek Slaven Belupo në elitën e futbollit kroat po tregon aftësi të jashtëzakonshme. I rritur në futbollin kosovar, por i kaluar në “duart” e Ballkanit, duket se Hoxha ka marrë “ajkën” e futbolit tek këta të fundit. Një mundësi e madhe është që 25-vjeçari të jetë pjesë e ekipit të Sylvinhos në një të ardhme të afërt.

Ermal Krasniqi në krahun tjetër shkëlqeu sezonin e kaluar në Conference League me fanellën e Ballkanit. Në ndeshjen e luajtur në fazën e grupeve, ku përballë kishte edhe Cluj, këta të fundit nuk ngurruan për ta transferuar Krasniqin në Rumani. Për kartonin e Krasniqit, Cluj pagoi rreth 200 mijë euro.

Jetmir Topalli në krahun tjetër luan në ligën e dytë të Turqisë. Edhe ky i dalë nga “bangat” e Ballkanit duket se ka ecur mjaft mirë në karrierë. Tashmë në ekipin e Manisa, duket se Topalli me paraqitjet e tij dhe “mësimet” e marra në Suharekë do t’ia dalë të ngjitet sa më lart.

Meriton Korencia gjithashtu i transferuar tek Manisa këtë sezon, ishte pjesë e Ballkanit deri më 3 shtator të këtij viti. Por 200 mijë eurot e ofruar nga klubi turk e bindën Ballkanin që të hiqte dorë nga një tjetër lojtar të cilin e “formuan” vetë.

Lindon Emërllahu, Qëndrim Zyba dhe Lumbardh Dellova janë gjithashtu lojtarë të cilët po shkëlqejnë tek Ballkani, por e ardhmja e tyre duket gjithnjë e më larg Suharekës për shkak të aftësive që kanë treguar me fanellën e kampionëve të Kosovës. Madje për Dellovën përflitet për një ofertë 1 milionë euroshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pra Ballkani, një ekip fantastik që beson tek lojtarët e rinj duke u dhënë mundësi të tregojnë veten. Një ekip që është si “urë lidhëse” për karrierën e futbollistëve. Madje tashmë Kombëtarja shqitpare dhe përfaqësuesja e Kosovës “furnizohen” në Suharekë, me lojtarët fantastikë që dalin nga “SHKOLLA E BALLKANIT”. Të gjithë këta lojtarë janë një mundësi për Shqipërinë apo "Dardanët".

/Nikoll Andrea Rajta/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga