Rustem Hoxha ka udhëtuar me Ballkanin në Antalia. Skuadra nga Suhareka ka fluturuar drejt Turqisë ku do të zhvillojë një mini-fazë përgatitore. Qendërmbrojtësi i njohur ka kaluar dëmtimin dhe tashmë pritet të marrë ngarkesën e duhur.
Trajneri Ilir Daja e ka një nga futbollistët e preferuar dhe në pjesën tjetër të sezonit, pritet që të jetë titullar. 31-vjeçari ka një eksperiencë të madhe si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Tashmë do të japë kontributin e tij për ekipin e Ballkanit.
Poll