Ditën e sotme janë luajtur 3 sfidat që përmbyllën javën e 19-të të Superligës së Kosovës. Ndeshje mjaft interesante, por duke mossurprizuar me rezultatet përfundimtare.
Ballkani i Ilir Dajës fitoi pa probleme në transfertë përballë Lirisë. Kampionët e Kosovës triumfuan me rezultatin e pastër 0-3, me golat e shënuar nga Halili, Kryeziu dhe Thaqi. Me këtë fitore Ballkani thellon diferencën me vendin e dytë, duke shkuar në kuotën 43 pikëvve, 6 më shumë se ndjekësi më i afërt.
Edhe në dy ndeshjet e tjera nuk kishte surpriza, ku Dukagjini mposhti me rezultatin 2-1 Malishevën, ndërsa Prishtina fitoi në shtëpi pa probleme përballë Ferronikelit. Kryeqytetasit triumfuan me rezultatin 2-0.
[caption id="attachment_723281" align="alignnone" width="662"] Tabela e klasifikimit të Superligës së Kosovës[/caption]