Ilir Daja dhe Ballkani i tij shkruan historinë këtë sezon teksa arritën të bëheshin klubi i parë kosovar që kualifikohej në grupet e Conference League. Kjo arritje ka bërë që koeficenti i kampionatit dardan të rritet dhe së fundmi, vjen edhe lajmi fantastik nga UEFA.
Fituesi i Kupës së Kosovës, sezonin e ardhshëm nuk do të garoj më në raundin e parë kualifikues të Conference League por shkon direkt në raundin e dytë. Kjo përkthehet në më shumë para dhe një rrugë më e shkurtër për një tjetër arritje në garat europiane.
Fituesi i Albi Mall Superligës - Raundi i parë kualifikues në Champions League
Fituesi i Kupës - Raundi i dytë kualifikues në Conference League
Vendi i 2-të i Superligës - Raundi i parë kualifikues në Conference League
Vendi i 3-të i Superligës - Raundi i parë kualifikues në Conference League