Ballkani do të udhëtojë drejt Bullgarisë ditën e nesërme ku do të zhvillojë edhe stërvitjen e fundit përpara ndeshjes së kthimit me Ludogoreds, e vlefshme për raundin e parë të Champions League.
Ekipi i Ilir Dajës mahniti të gjithë teksa në sfidën e parë në Fadil Vokrri u dhuroi leksione gjigantëve bullgar duke i mposhtur me rezultatin e pastër 2-0. Një rezultat që i jep një avantazh të madh kampionëve dardan për të synuar kualifikimin më tej në sfidën e rradhës.
Me një postim në rrjete sociale, klubi nga Suhareka është shprehur se janë mëse gati për këtë sfidë ku do të provojnë edhe një herë të shkruajnë historinë.
Poll