Ballkani pësoi një disfatë 1 me 2 kundër Prishtinës në Turqi, që i dha Superkupës kryeqytetasve të Kosovës. Humbje kjo që nuk kapërdihet lehtë, megjithatë duhet hedhur pas për objektin kryesor të sezonit.
Fitimi i titullit kampion për të tretin vit radhazi mbetet i pandryshueshëm. Përgatitjet kanë vazhduar në Antalia të Turqisë, ku ndodhen për fazën përgatitore. Djemtë e Ilir Dajës do luajnë po ashtu nesër në orën 15:00 takim miqësor me ekipin polak të Jagiellonias.
Postimi i Ballkanit:
Vazhdojmë përgaditjet në Antalya, ku skuadra po rigjenerohet nga dita në ditë. Edhe futbollistët që vuajtën dëmtime, po kthehen gradualisht dhe po përmirësojnë performancën hap pas hapi. Në kuadër të kësaj kampanje përgaditore, nesër e zhvillojmë edhe një ndeshje kontrolluese, kësaj radhe me skuadrën e njohur nga Superliga e Polonisë, Fc Jagiellonia. Kjo miqësore fillon në orën 15:00 me kohën lokale në Kosovë, kurse me atë të Turqisë në 17:00. Na priftë e mbara.