Ballkani ka triumfuar pa probleme në transfertën e Malishevës. Ndeshja e vlefshme për javën e 15-të të Superligës së Kosovës, përfundoi me rezultatin 0-2 në favor të ekipin nga Suhareka.
Të besuarit e Ilir Dajës i mbyllën llogaritë e sfidës që në pjesën e parë duke shënuar me anë të Gripshit në minutën e 30’ dhe Berishës në minutën e 45’. Një fitore mjaft e rëndësishme për kampionët e Kosovës që u ngre moralin para ndeshjes së Conference League, që do të luhet në “Air Albania” përballë Viktoria Plzen.
Me këtë fitore, Ballkani “blindon” vendin e parë me 35 pikë të grumbulluara, 10 më shumë se Drita ndjekëse. Ndërsa Malisheva mbetet në vendin e katërt me 20 pikë, pas 15 ndeshjesh.
Poll