Janë luajtur ditën e sotme 3 ndeshje të vlefshme për javën e 23-të të Superligës së Kosovës. Në fushë zbritën 3 ekipet që po “luftojnë” për titullin kampion, Ballkani, Llapi dhe Drita.
Ballkani ia doli të triumfonte në transfertë përballë Dukagjinit me rezultatin 1-2. Golat për të besuarit e Ilir Dajës u shënuan nga Korenica dhe Gripshi, ndërsa për vendasit rrugën e rrjetës e gjeti Rugova. Me këtë fitore Ballkani shkon në kuotën e 48 pikëve dhe mbetet në vendin e parë. Ndërsa Dukagjini klasifikohet i gjashti me 30 pikë të grumbulluara.
Në krahun tjetër Llapi një 3 pikësh mjaft të vlefshëm në “luftën” për kreun e renditjes. Ishte përsër Hyseni ai që i dha fitoren llapjanëve në ndeshjen përballë Feronikelit, të cilën të bësuarit e Batatinës e fituan 0-1. Llapi shkon në kuotën e 47 pikëve dhe mbetet -1 nga Ballkani kryesues.
Ndeshja që surprizoi sot ishte ajo mes Fushë Kosovës dhe Dritës. Kujtojmë që këta të fundit janë në garë për titullin kampion, por sot morën një humbje të papritur. Drita u mposht me rezultatin minimal 1-0 në transfertën e Fushë Kosovës, me Sinanovic që i dha fitoren vendasve me golin e shënuar në minutën e 88’. Drita mbetet në vendin e tretë dhe me 43 pikë.
[caption id="attachment_726206" align="alignnone" width="649"] Tabela e klasifikimit të Superligës së Kosovës[/caption]