Sassuolo ka barazuar përballë Salernitanës në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit italian. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Mapei Stadium – Città del Tricolore”, përfundoi me rezultatin 2-2.
Në këtë sfidë, Nedim Bajrami e shijoi barazimin nga stoli dhe nuk u aktivizua. Mesfushori nga Tetova dhe ekipi i tij nuk ia dolën që të merrnin fitore në ndeshjen e fundit para pauzës së kombëtareve. Sassuolo merr një barazim që e le në vendin e 14-të me 12 pikë, ndërsa Salernitana në vendin e fundit me vetëm 5 pikë të grumbulluara.
Kujtojmë që Bajrami është pjesë e listës së Kombëtars shqiptare në ndeshjet që kuqezinjtë do të luajnë përballë Moldavisë në transfertë dhe Ishujve Faroe në “Air Albania”. Tetovari është një nga pikat kyçe në formacionin e Sylvinhos dhe pritet që të jetë një nga protagonistët kryesorë.
[caption id="attachment_712065" align="alignnone" width="654"] Tabela e renditjes së Serie A[/caption]