Në këtë periudhë festash, lojtarët e ekipit Struga Trim Lum kanë surprizuar fëmijët me nevoja të veçanta.
Si në çdo vit, edhe në këtë periudhë, lojtarët bashkë me stafin kanë shpërndarë pako për të gjithë fëmijët e kësaj qendre.
Vizita e tyre ka gëzuar lojtarët e Struga Trim Lum, të cilët patën rastin të bënin edhe nga një fotografi me njëri-tjetrin.
"ME RASTIN E FESTAVE TË FUNDVITIT F.C. Struga VIZITOI QENDRËN E FËMIJËVE ME NEVOJA TË VEÇANTA Care For Disabled Kids NË STRUGË 



Në ambientet e Qendrës së fëmijëve me nevoja të veçanta në Strugë sot qëndruan disa nga futbollistët e Struga Trim Lum. Ata si çdo vit, edhe këtë vit me rastin e festave të fundvitit ju shpërndanë paketa gjithë fëmijëve të kësaj qendre.
Prezenca e futbollistëve të ekipit tonë gëzoi tej mase këta fëmijë të mrrekullueshëm, të cilët patën rastin për disa minuta të tëra të shoqërohen me kampionët vjeshtor të Ligës së Parë", shkruhej në njoftimin e klubit të Struga Trim Lum.
Poll