
Marcelo do të largohet nga Olimpiacos pas vetëm dy muajsh, me gjigantët grekë të 'ngopur' me dëmtimet e tij dhe paraqitjet në fushë. 34-vjeçari mbërriti në Greqi në shtator pas një periudhe 15-vjeçare të mbushur me trofe tek Real Madrid.
Ai zgjodhi Olympiacos, pasi u përfol për një kohë të shkurtër me një transferim në Premier League në radhët e Leicester. Me gjasë qëndrimit të tij në Greqi po i vjen fundi pasi raportet mes Olympiacos dhe Marcelo kanë nisur të prishen.
Kjo si pasojë e pretendimeve se skuadra greke është 'ngopur' me mbrojtësin e majtë që nuk mund të luajë më shumë se 30 minuta për lojë. Ai ka bërë vetëm 5 paraqitje në të gjitha garat për ekipin e tij të ri, përfshirë këtu dhe akivizimet nga stoli.