
Dje u luajt finalja e Conference League në stadiumin “Arena Kombëtare”. Roma triumfoi ndaj Feyenoord me rezultatin minimal 1-0, para syve të mijëra shikuesve ku shumë prej tyre ishin të huaj.
Siguria ishte vendosur në prioritetet kryesore duke marrë parasysh rivalitetin e ashpër që ekzistonte mes tifozërive. Megjithatë Policia e Shqipërisë ja doli të menaxhojë në kufijtë e perfeksionit të ardhurit në Tiranë.
Në një prej momenteve, situata për pak u doli e gjitha nga kontrolli me njërin prej autobusëve të tifozëve. Kjo pasi në pamjet e Ora News disa policë shihen duke ndjekur me vrap autobusin. Pak momente më vonë u arrit ndalimi i tij, ndërsa akoma nuk dihen shkaqet e situatës së ndodhur.
Poll