Rodrigo de Paul do të vazhdojë të qëndrojë në “Metropolitano” të paktën deri në fund të këtij sezonit, me kampionin e botës që dihet se tashmë nuk ka marrëdhënie të mira me trajnerin, Diego Simeone.
Por pavarësissht kësaj, drejtuesit e Atletico Madrid nuk dëshirojnë largimin e tij që në janar, pasi paraqitjet pozzitive të argjentinasit në Kupën e Botës kanë ndryshuar mendjen e tyre. Duke parë interesimin nga skuadra të tjera si Juventus, Roma e Milan, “Los Çolchoneros” kërkojnë që lojtari të vazhdojë me paraqitjet e njëjta si në botëror në mënyrë që vlera e tij të rritet më shumë.
28-vjeçari këtë sezon ka zhvilluar 18 ndeshje ku ka realizuar dy gola e ka asistuar në dy raste. Drejtuesit e Atletico Madrid synojnë që në verë ta shesin argjentinasin dhe nga largimi i tij të fitojnë rreth 50 milionë euro.