Shqipëria ka treguar edhe njëherë se është kampione sa iu takon sporteve individuale. Në Ballkaniadën e Stambollit për sallat e mbyllura, që është zhvilluar dje, atletët shqiptarë kanë ngritur lart flamurin kuqezi me paraqitjet e tyre. Luiza Gega, Izmir Smajlaj dhe David Nikolli kanë marrë medalje, duke treguar edhe njëherë forcën e tyre.
Atletja ishte më e shpejta në garën e 3000 metrave, duke mos e vënë asnjëherë në diskutim fitoren. Luiza Gega regjistroi kohën 8'55'' e 45 të qindtat duke marrë kështu medaljen e artë. Edhe shkodrani Smajlaj tregoi forcën e vet dhe në kërcim së gjati "rrëmbeu" medaljen e artë. 7.91 metra kërcim, që i dhanë mundësi sportistit të siguronte pikët për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike. Sportisti tjetër, David Nikolli mori medalje të artë, duke regjistruar kohën 3'50''42 në garën e 1500 metrave.
Performanca e Izmir Smajlaj:

