Europa League ia ka kaluar mbrëmjen e sotme spektaklit të Conference League. Te kjo e fundit u shënuan 47 gola në 16 ndeshje, ndërsa në Europa League shifra e golave arriti në 60.
Asnjë takim nuk përfundoi pa gol në të dyja kompeticionet. Sfida e vetme me 1 gol në Europa League ishte Brighton 1-0 Marseille. Surpriza e vetme po ashtu, mund të quhet humbja e Betis në fund ndaj Rangers, që me fitoren 2 me 3 në transfertë e çoi Betis në Conference League.
Më poshtë mund të shihni rezultatin e të gjitha ndeshjeve të luajtura. Po ashtu dhe renditjet përfundimtare të grupeve në Europa League, për sezonin 2023/24.
Galeria fotografike ()
Poll