Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Asnjë minutë në fushë për Armando Brojën, klubi anglez krijon probleme në Tiranë

Shkruar nga NEWSPORT
Asnjë minutë në fushë për Armando Brojën, klubi

Armando Broja vijon të jetë në qendër të vëmendjes. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u huazua te Fulham, por ende nuk po merr minuta nga klubi anglez. Edhe dje, ai nuk u aktivizua asnjë minutë duke prishur jo pak planet në Tiranë.

Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho po sheh dhe studion me kujdes çdo lojtar të projektuar për të qenë pjesë e EURO 2024. E gjithë vëmendja është përqëndruar te sulmuesi shtatlartë që pritet të shpërthejë në këtë kompeticion.

Mirëpo mungesa e minutave me Fulham mund të ndikojë negativisht në kondicionin e tij fizik. Kësisoj, dhimbje koke për stafin teknik të kombëtares shqiptare me dy lojtarë të rëndësishëm si Jasir Asani dhe Armando Broja që kanë probleme me klubet respektive.

Kujtojmë që sulmuesi shtatlartë vjen pas një dëmtimi të gjatë, që e mbajti larg fushave të blerta për afro 1 vit. Kontributi i tij me kuqezinjtë është i padiskutueshëm, megjithëse gjatë kualifikueseve të Europianit nuk ishte prezent në asnjë ndeshje, pikërisht prej dëmtimit në gju.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga