
Si rrufe në qiell të hapur është shpërndarë lajmi i djeshëm për largimin e trajnerit italian nga radhët e Teutës. Çezare Bexhi e drejtoi ekipin në katër javët e para të kampionatit ku regjistroi dy humbje dhe dy barazime, por tashmë ka marrë vendimin për të udhëtuar në një drejtim të ri, në një skuadër me emër.
Bexhi për mediat ka konfirmuar se ka marrë ofertë nga Lids United në Angli, kështu që nuk mund të refuzonte një kërkesë nga skuadra angleze. Leeds United militon këtë sezon në Championship (Kategoria e Parë), ndërsa në 10 javë ka grumbulluar 13 pikë.
Poll