
Kristjan Asllani ishte një prej protagonistëve në sfidën me Poloninë. Mesfushori I kombëtares tregoi emocionet e kësaj fitoreje ndaj Polakëve, teksa në “Air Albania” kuqezinjtë triumfuan 2-0.
Ndeshje fantastike? E nisin se do ishte një ndeshje kryesore. E dimin që Polonia është një skuadër e fortë dhe do të tentonin maksimumin. Në pjesën e parë ata mbrojtën mirë, por goli I ASanit na lehtësoi. Fusha në disa raste nuk na favorizoi, por tashmë morëm 3 pikët me shumë vlerë. Ishin skuadër nga minuta e parë deri në fund.
Grupi, si ndjehen lojtarët me njëri-tjetrin me Sylvinhon? Kemi krijuar një grup shumë të mirë dhe tashmë jemi shumë të lumtur për këtë frymë që ka krijuar kjo skuadër”, thekosi mesfushori I Interit për "Supersport".