Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ASLLANI gati për një tjetër fanellë titullari, INZAGHI: Kemi Veronën para, nuk më intereson Milani

Shkruar nga NEWSPORT
ASLLANI gati për një tjetër fanellë titullari, INZAGHI: Kemi

Interi do të presë sonte në San Siro skuadrën e Hellas Verona për javën e 18-të të Serie A. Pas fanellës titullarë ndaj Parmas në Coppa Italia, Kristjan Asllani pritet të jetë sërish nga minuta e parë nesër në orën 20:45. Në prag të sfidës, trajneri Inzaghi foli në kanalin zyrtar të zikaltërve.

Disa mungesa, si do të menaxhohen rotacionet?

Është shumë e rëndësishme të jenë gati lojtarët, tani kemi dezertime, me kaq shumë lojëra, pesë ndryshimet janë të nevojshme për të gjithë.

Zgjedhjet do të kushtëzohen edhe nga ndeshja e Superkupës?

Jo, ne e dimë se çfarë na pret në Riad, sa e rëndësishme është për ne, për klubin tonë dhe për tifozët. Por nesër do të luajmë kundër Veronës e jo ndaj Milanit, skuadra që do të dalë në fushë do të jetë më e mira e mundshme. Kemi dëmtime dhe e dimë, po i monitorojmë dhe skuadra më e mirë e mundshme do të dalë në fushë nesër.

Si është skuadra?

E pashë ekipin shumë të koncentruar dhe të motivuar, ne e dimë se cila ka qenë rruga e tre kompeticioneve tona dhe gjithashtu e dimë se duhet të përmirësohemi sepse ka shumë vështirësi të luajmë çdo tre ditë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga