
Lorenco Vila ishte një nga më të mirët në fushë në radhët e Teutës në fitoren 1-0 kundër Tiranës. Talenti durrsak, në një lidhje direkte me Rubrikën Sportive, u shpreh:
"Jemi shumë të gëzuar që mundëm Tiranën. E merituam sepse luajtë m me gjithë shpirt. Kjo ndeshje ishte shumë e vështirë. Por ne e kishim përgatitur mirë. Arritëm të bënim presing lart dhe arritëm të fitonim. Jemi shumë të lumtur. Është e vërtetë që krijojmë shumë. Duke nisur nga unë, uroj që të shënojmë në ndeshjet e radhës. Shpresoj ta rregullojmë pjesën e finalizimit.
Goli i Vilës? Jam shumë i lumtur për Emilianon sepse shënoi një gol të bukur. Më bëhet qefi që unë e asistova. I thashë para ndeshjes që do ta asistoja. Ne duhet të mobilizohemi si me Gjirokastrën, si me Vlorën. Me ekipet që janë në vendet e para ne luajmë shumë mirë. Duhet të hyjmë në fushë kështu siç hymë sot.
Dhurata për tifozët? Shpresoj që tifozëve durrsakë t'i bëjmë dhuratë Kupën e Shqipërisë.
Siç e thashë edhe më parë, duhet të vlerësojmë çdo skuadër si kryesuesen. Kemi cilësi, jemi një ekip shumë i mirë", përfundoi ai.