Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Asani dhe Bajrami më kanë munguar, kjo është Shqipëria e Sylvinhos”, De Biasi kërkesë Dukës: Dua t’i shikoj nga stadiumi  

Shkruar nga NEWSPORT
“Asani dhe Bajrami më kanë munguar, kjo është

Gianni De Biasi është padiskutim një nga trajnerët e preferuar të tifozëve shqiptarë, i cili do të mbahet mend gjatë. Italiani ishte i pari që na mundësoi të përjetojmë emocionet e një kampionati europian, teksa ishim pjesmarrës në Euro 2016.

Tashmë kombëtarja shqiptare do të jetë pjesmarrëse për herë të dytë në kampionatin europian, këtë herë në Euro 2024. Në lidhje me këtë është rikthyer të flasë edhe De Biasi. Në “Zona 30” ku ishte i ftuar ish-timonieri i kuqezinjve ka treguar diferencat mes dy ekipeve, teksa nuk ka nguruar të theksojë se skuadrës së tij i ka munguar një lojtar si Jasir Asani dhe Nedim Bajrami.

“Në Azerbajxhan futbolli nuk është sport i parë. Ata janë të mirë në sporte individuale, në boks, në mundje, por jo në sportin në grup. Atje nuk kishte shumë mundësi zgjedhje, shumica luanin në kampionatin vendas. Te Shqipëria ishte një histori tjetër. E uroj Silvinjon, kjo është Shqipëria e tij.

Asani më ka befasuar shumë. Por në kohën time, Asani ishte shumë i ri në moshë. Nuk e kisha Bajramin, kishim Memushajn që nuk kishte luajtur kurrë në Serinë A, luante në Serinë B.

Berat Gjimshiti? Si mund ta merrja në Europian kur kishte luajtur vetëm 3 ndeshje me Atalantën? Zgjodha lojtarët që kishin rendiment fizik më të mirë, pavarësisht se ishte e vështirë për mua pasi Gjimshiti shënoi në Armeni. Unë pres një ftesë nga Armand Duka në Europian, që të shoh nga stadiumi ndeshjet e Shqipërisë. E përgëzoj pasi shkoi larg edhe në UEFA”, tha De Biazi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga