
Gini Wijnaldum mund të konsiderohet lojtar i Romës. Klubi italian ka gjetur akordin me PSG-në për ta huazuar atë deri në fund të sezonit të ardhshëm. Në marrëveshje përfshihet edhe klauzola e blerjes së kartonit të tij nga kryeqytetasit e Italisë. Fabrizio Romano raporton se tashmë po punohet për dokumentet e transferimit si dhe kontratën që të firmoset së shpejti.
Paris Saint Germain po përpiqet që ta mbyllë si çështje brenda kësaj jave bashkë me Gueye që do të largohet drejt Everton. Eksperienca e Wijnaldum do t’i shërbejë Romës për të arritur objektivat sezonalë. Me një karrierë të pasur në Europë, 31-vjeçari do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Jose Mourinho. Sezonin e shkuar, ai luajti me Paris Saint Germain në 31 ndeshje, 18 prej të cilave i nisi nga minuta e parë duke arritur të shënojë edhe 1 gol.