Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Arrihet marrëveshja dy lojtarët e Superiores, gati ndaj bardhebulve

Shkruar nga NEWSPORT

Skuadra e Lirisë së Prizrenit ka prezantuar ditën e sotme dy lojtarët e afruar së fundmi në merkato, Alush Gavazaj dhe David Domgjoni.

Marrëveshja ishte arritur prej ditësh por lojtarët kanë mbyllur dhe procedurat ligjore me klubin dhe sot ishin gati për mediat. Gavazaj ishte pjesë e Korabit sezonin e  kaluar dhe luan në pozicionin e mbrojtësit, ndërsa Domgjoni ka qënë pjesë e Tiranës dhe luan po ashtu në mbrojtje.

Të dy lojtarët janë afruar në skuadër nga trjaneri i ri i Lirsë, Bledi Shkëmbi, i cili që pas emërimit te klubi, ka marrë  shumë lojtarë nga kampionati shqiptar.  Lojtarët janë në formë të mirë fizike dhe do të jenë të gatshëm për sfidën ndaj bardhebluve të Prishtinës, në 9 shtator.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga