Milani po kalon një periudhë të vështirë teksa rezultatet mungojnë dhe pika më e ulët u arrit në eliminimin nga Champions League. Ish-trajneri që fitoi gjithçka me kuqezinjtë, Arrigo Sacchi, ka analizuar situatën dhe beson se merkato e gabuar është arsyeja pse mungojnë rezultatet.
"Unë nuk do të qëndroja atje dhe do të kërkoja përgjegjësitë e njërit apo tjetrit, për sa kohë që ne e kuptojmë, se duhet të ndryshojmë drejtim. Këtu u morën lojtare pa e ditur se çfarë cilësie dhe defekti ata kishin.
Një futbollist, para se ta nënshkruajë, duhet vlerësuar, duhet ndjekur, duhet njohur. Kur firmosa me Rijkaardin, e kam vëzhguar nga afër për pesëmbëdhjetë ditë: në raportin që më solli bashkëpunëtori im, ishin shkruar edhe zakonet e tij të të ngrënit. Duhet të shkojmë ti shohim personalisht lojtarët.
Për mendimin tim në merkaton e verës janë blerë vetëm lojtarë të huaj, të cilët nuk vinin nga përvoja të shkëlqyera dhe, për më tepër, ata duhej të mësoheshin me futbollin italian. Por ne duhet te kuptojme qe eshte e komplikuar qe nje djalosh qe vjen nga jashte te pershtatet me ne.
Edhe kampionet e medhenj kane pasur veshtiresi. Nese nderton nje skuader krejtesisht te re te bazuar tek te huajt do te duhej te kishe durim. Por durimi ne futboll, dihet se është një mall i rrallë", u shpreh Sacchi.