
Mesfushori i Kombëtares Migjen Basha është prezantuar sot tek skuadra e Aris së Selanikut në Greqi, me lojtarin që nis kështu një aventurë të re në vendin fqinj.
Ish-futbollisti i Torinos dhe Barit në Itali është pritur mjaft ngrohtë nga tifozeria greke, e cila ka surprizuar me komentet e saj në faqen e klubit. Disa prej tyre madje nuk kanë nguruar të komentojnë edhe me flamurin shqiptar, ndërkohë që të tjerë i urojnë atij sa më shumë sukses duke e cilësuar edhe si "super-shqiptari".
Basha do të mas kështu forcat me lojtarin tjetër të Kombëtares Ergys Kaçe që aktivizohet me Panathinaikos po në Superligën greke, me Aris që është rikthyer në elitën e futbollit helen pas disa sezonesh mungesë.
[gallery columns="1" size="full" ids="261820"]
[gallery columns="1" size="full" ids="261819"]