
Arian Bellai është riktheyr të flasë sërish për skuadrën e Bylisit. Këtë herë e bëri në një lidhje LIVE për “Ti Bo Gol” në “Oversport”. Ish-trajneri i ballshiotëve u shpreh i bindur se ekipi mallakastrioti do të mund të mbijetojë në Superiore.
Bylisi? I uroj sukese Bylisit pasi luan sot dhe kam qenë trajneri i tyre. Ëhstë një kampionët i fortë dhe diferencat janë të vogla dhe mendoj se këto 9 ndeshje jma i bindur se skuadra do të marrë pikët që i duhen.
Emocione? Isha pjesë e Bylisit dhe ishte kënaqësi që në sfidën e parë e fituam, ndërsa e dyta nuk na shkoi siç duhet. Shpresoj që Bylisi të bëjë krenarë të gjithë tifozët.
Çfarë u mungon? Nuk dua të flas për momentin që ika unë, Bylisit i ka mundur fati, pasi bën lojë të mirë dhe nuk ka një lojtarë që të çojë topin në rrjetë.
Gabimet e lojtarëve? Futbolli është një sport ku të gjithë të bëjnë gabime dhe njëra nga skuadrat të fitojë. E rëndësishme është të mos bëhen gabime amatoreste siç e kam thën pas sfidës me Tiranën.
Mungesa e finalizimit? Bylisi ka ngërç akoma në shënimin e golave. Drejtuesit shpenzuan miliona për të gjetur gola dhe kjo dhemb në këtë skuadër.
Kujtojmë se vetëm pak minuta më parë Federata Shqiptare e Futbolllit njoftoi edhe shtyrjen e duelit Kastrioti-Laçi,pasi arbitrat janë kërcënuar me jetë dhe nuk kanë marrë përsipër të gjykojnë në këtë takim.