
Premier League ukrainase
Ekipi i Metalist 1925 është “fiksuar” pas futbollistit nga Superiorja e Shqipërisë. Pasi ka nënshkruar më herët me talente të rëndësishme që kanë lënë “gjurmë” në ligën vendase si Ermir Rashica, Peter Itodo Mandela e Baton Zabërgja, i radhës është “shënjestruar” ylli i Teutës, Ergis Arifi.
Fakti që Metalist luan në kampionat më të fortë se Superiorja, Premier League ukrainase dhe fitimet janë më të mëdha, shërben si “spunto” që ata të bëjnë hapin e madh në karrierë.
Kartoni i 18-vjeçarit ka shkuar në 300 mijë euro sipas “Transfermarkt”, shumë e konsiderueshme për një mesfushor që rrjedh nga “produkti” vendas. Deri tani, Arifi bën pjesë në moshat e Shqipërisë U-19.
Poll