Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Për herë të parë pjesë e Kombëtares, FSHF-ja mirëpret Maldini Kacurrin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Për herë të parë pjesë e Kombëtares,
Maldini Kacurri

Maldini Kacurri është futbollisti më i ri që i bashkohet Kombëtares. 19-vjeçari është pjesë e grumbullimit të kuqezinjve për ndeshjet e këtij muaji ndaj Gjibaltarit dhe Letonisë.

Mbrojtësi i është bashkuar skuadrës në Malaga duke nisur kështu stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit. Kacurri, i cili ka qenë më parë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave U-17, U-19 dhe U-21 të Shqipërisë, ftohet për herë të parë në Kombëtaren A.

FSHF-ja ka mirëpritur talentin e Arsenal, teksa nëpërmjet një video të veçantë i uron mirë se ardhjen në Kombëtare.

Kujtojmë se Shqipëria më ditën e enjte do të luajë me Gjibraltarin një ndeshje miqësore në orën 20:45, ndërsa më 9 shtator do të duelojë me Letoninë në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Duel që do të zhvillohet në “Air Albania” në orën 20:45.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Poll

Lexo gjithashtu