
Tirana arriti të fitonte në derbi ndaj Partizanit me rezultatin 1-2. Lidhur më këtë ndeshje ka folur edhe ish-trajneri Ard Mema I ftuar në emisionin "Pressing". Mema u shpreh se lojtarët u bën bashkë në këtë ndeshje dhe ia dolën të fitonin.
"Ndeshjet varen edhe nga situata që po kalon ekipin. Në situatën më të vështirë mund të motivohesh më shumë. Më vjen keq për ndeshjen e parë pasi kemi qenë ne superior dhe prisinin golin e Tiranës, por ka qenë edhe çështje fati. Nuk e dinin kush do të ishte trajner. Këtë ndeshje Tirana ka qenë pa trajner dhe lojtarët janë mbledhur të gjithë bashkë dhe bashkë me Egbon që ka bërë një punë shumë të mirë dhe bën një ndeshje të mirë. Para një ndeshje me Partizanin nuk ka nevoj për motivim", tha në fillim Mema.
Rikthimi tek Tirana:
"Është thënë që te Tirana më përpara mendojnë për të hequr trajnerin sesa për ta zyrtarizuar (E thënë nga Julian Ahmataj). E njëjta gjë është thënë dhe për mua në medie, por nuk është e vërtetë. Unë nuk them asnjëherë kështu.
Në momentin që kam shkuar te Tirana, kam marrë përsipër çdo përgjegjësi. Është thënë se mua ma kanë bërë ekipin të tjerët. Nuk është e vërtetë. Nuk është e vërtetë as që mua më kanë thënë të iki. Çdo trajner e kupton vetë kur është momenti të largohet. Unë po them që nuk kam pasur asnjë problem, as me presidentin, as me lojtarët. Puna është punë, miqësia është miqësi. Nuk më është thënë fare, janë thjesht thashetheme.
Fola me Halilin para derbit, ndoshta beson tek unë dhe prapë më pyet për skema teknike. Ai mund të pyesë edhe të tjerë, nuk do të thotë asgjë kjo. Rikthimi? Ndoshta duhet të bisedoj për shumë detaje dhe nuk është diçka që thuhet po ose jo. Nuk i vej veto Tiranës, pasi është shtëpia ime, ashtu siç është edhe e Agustinit", u shpreh Mema.
Trajneri tek Tirana:
"Para se të marrësh drejtimin e një skuadre, i shqyrton të gjitha gjërat. Kur merr këtë rol, merr përgjegjësitë e plota, nuk ka rrugë të dytë. Më bëri presidenti formacionin, apo më tha kështu e ashtu, këto mendoj se janë pakuptim.
Në momentin që mbaroi kampionati dhe u garantova që do të vazhdoj dhe sezonin që po luhet tani, u sigurova që të marr lojtarët që duhen. Dihet që në Shqipëri nuk mund të gjejmë gjithmonë lojtarë të mirë. Unë, drejtori, presidenti, kemi zgjedhur bashkërisht. Unë mund ta bëja dhe vetë, por mendova të ishim të tre. Mendoj se kemi bërë zgjedhje të mira, për aq mundësi sa kemi.
I është thënë Julit (Ahmatajt) se kush mban përgjegjësi për zgjedhjet që ka bërë Tirana. Isha në shtëpi, por po të kisha qenë në studio, do reagoja shumë keq. Kur vjen një trajner në mes, duhet të pranojë ekipin ashtu siç është. Unë bëra atë që bëra dhe i zgjodha ato lojtarë. Mbaj përgjegjësi nëse më lini deri në fund. Unë e lashë ekipin 3 pikë pas vendit të parë. Më lini deri në fund dhe më gjykoni. Kur unë largohem, marr me vete disa përgjegjësi.
Unë e lashë ekipin shumë më mirë seç e gjeta, kur e gjeta në vend të fundit. Kisha lënë një ekip me goxha vlera, sidomos në qarkullimin e topit, që ishte arma më e fortë. Përgjegjësitë i mbaj unë për lojtarët që ka Tirana, pasi unë e vë vulën kur vjen një lojtar e jo presidenti", tha Mema
Tirana nuk është mësimore:
"Dy gjëra të mbajnë në punë, aftësia dhe personaliteti. Unë mendoj nëse ti ke një karakter të fortë dhe një presidenc ka tendencë për të interferuar tek puna jote gjithë kjo do të bie kokës. Nuk ka president që merr vesh nga futbolli sa një trajner. Presion tek Tirana? Nuk ka shanse. Tek Tirana ka presione. Por varet nga karakteri jot. Nëse do ta lësh që këto të interferojnë atëherë është problem me karakterin tënd. Rezultati janë ato që e mbajnë trajnerin në punë por edhe pritshmëritë. Nëse ka pritshmëritë edhe mund të presësh. Por është edhe ajo që kur s'ka projekt", tha Mema