Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ard MEMA kapet me Andi LILËN: E ke të lehtë nga studio të flasësh për pikët, do ta kalojmë ngërçin psikologjik

Shkruar nga NEWSPORT
Ard MEMA kapet me Andi LILËN: E ke të lehtë nga studio të

Kastrioti po kalon momente të vështira në këtë sezon të kampionatit shqiptar. Krutanët gjenden aktualisht në vendin e fundit dhe sot ndaj Kukësit nuk mundën të marrin pikë.

Pas takimit, ka folur trajneri Ard Mema që analizoi shkurtimisht atë që ndodh në sfidën e sotme. Kreu i pankinës krutane deklaroi për mikrofonin e Oversport:

“Loja për mua ishte e barabartë. Kishte episodet e veta. Kukësi pati dy raste për shënim, por edhe ne. E rëndësishme është që skuadra u shpreh. Bëmë disa gabime foshnjërake. Kemi pësuar gola të pafalshëm. Ndoshta dhe ngërçi psikologjik na pengon. Ka punë për të bërë shumë, por duhet të korigjojmë pjesën e ekuilibrave dhe bashkëveprimin me njëri-tjetrin.

Loja e bukur, por rreziku i rënies nga Kategoria? Më fal të lutem, kur të shohësh një ekip fshatarësh që godasin topin, fol më të tjerët, jo me mua. Loja ka disa gjëra që duhet të ekzekutohen në fushë, nuk mund të luash futboll si të duash, por që duhet të luash futboll është e padiskutueshme. Nëse do të luaj top të gjatë, nuk e bëj dot, ka shumë mënyra loje si mund të luhet, nuk po flas për spektakël por për lojë të rregullt ku duhet të ketë stacionim topi, ndryshime krahësh. Nëse mendoni se është spektakël, e them që nuk është, por është korrekte të luash me topin se futbolli nuk është bërë për të plasur topin, por për të luajtur.

Pikët nuk vijën as nga dëshira dhe as pa punë, duhet të punosh shumë për të kapur pikët. E rëndësishme është që një ekipi t’i vijë era futboll e jo të luajë kot e më kot pa ekuilibër, në të dy fazat. Një ekip i shthurur nuk më bën fare përshtypje.

Loja apo pikët? E ke kollaj nga studio Andi Lila të flasësh për pikët. Gjithë rezultati ka të bëjë me pikët.Rezultati vjen nga pikët, por nëse një ekip nuk di të luajë futboll e shprehet, nuk ka si merr pikë. Ndaj do të bëj punën time si di unë. Ndoshta është ngërç psikologjik që na ndodh me episode, kemi edhe ne tonat që nuk i kemi shënuar. Në ndeshjen e kaluar kishim 8 raste për gol, mund ta kishim fituar, na kanë shpëtuar disa ndeshje kështu, futbolli kështu është. Edhe vjet Kastrioti ishte me 8 pikë, mori fitoret dhe erdhi ana psikolgjike, pikët të gëzojnë. Por një ekip që nuk di të shprehet në fushë nuk ka si merr pikët, kjo është ajo që pak a shumë po kundërshtoj. Kjo ishte analiza ime”, tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga