
Ndeshja e dytë në krye të Kastriotit, Ard Mema merr humbjen e parë në shtëpi 2-3. Trajneri i krutanëve ka folur pas takimit duke treguar atë që nuk shkoi me ekipin gjatë këtyre 90 minutave. Në fjalën e tij për mikrofonin e Oversport, tekniku kryeqytetas tha:
“Sot nuk funksionoi absolutisht asgjë. Nuk e kuptova pse ekipi ra poshtë. Nuk e kam pasur gjithë grupin e plotë. Edon Hasani nuk ka qenë fare në ndeshje. Kam pasur lojtarë shumë të sëmurë. Mezi kanë bërë një seancë stërvitore. Do t’i shoh gjërat në vazhdimësi. Kemi 21 ditë kohë. Kemi probleme që duhet riparuar sa më shpejt.
Edon Hasani ka qenë me brinjë të krisur. Është lojtar i përgjegjshëm, dha maksimumin. Edhe pjesa që nuk pati komunikim me mua. Siç e shpjegova nuk është justifikim që kjo po them. Shumë prej lojtarëve janë të rinj, thjeshtë duhet ta bazojmë lojën te 12-13 lojtarë. Pjesa tjetër kanë qenë të dëmtuar. Të shohim në vazhdimësi, besoj se do të bëjmë një punë më të mirë. Edhe do të kem kohën e nevojshme për këtë pjesë. Kemi një kohë pauze për ta afruar pranë ekipit.
Befasia? Gjendja ka qenë për një ekip i sëmurë. Kam pasur probleme gjithë kohën. Tani pjesa se do të vazhdojnë gjërat, do të shohim. Edhe sot po themi, kemi humbur të gjithë bashkë me skuadrën. Të bëjmë një analizë të thellë dhe të shohim gjërat si janë”, tha ai.